I biri i presidentit Trump e pranon se u takua me një zyrtare ruse para zgjedhjeve

I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr, e ka pranuar se ishte takuar me një avokate ruse të lidhur me Kremlinin vitin e kaluar.
Takimi besohet se takimi është takimi i parë privat i konfirmuar mes një shtetasi rus dhe një anëtari të qarkut të brendshëm të Donald Trumpit, transmeton Express.
Një prokuror special është duke hetuar nëse bashkëpunëtorët e Trumpit kanë bashkëpunuar fshehurazi me rusët për t’i ndikuar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar në SHBA.
Trump Jr ishte i shoqëruar nga dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe shefi i atëhershëm i fushatës ë Trumpit, Paul J Manafort, gjatë takimit me Natalia Veselnitskaya në Kullen e Trumpit në Nju Jork më 9 qershor, dy javë para se Trump ta siguronte nominimin për president nga radhët e republikanëve.
Në një komunikatë për media, Trump Jr ka thënë se ata kishin diskutuar një program të suspenduar për amerikanët për birësimin e fëmijëve rusë.
“Nuk ishte çështje që kishte të bënte me fushatën në atë kohë dhe nuk ka pasur vazhdimësi,” ka thënë ai.