“Bishti i sakicës kryen punë”, Bulliqi: Mos të nxirren fjalët nga konteksti

“Bishti i sakicës kryen punë”, Bulliqi: Mos të nxirren fjalët nga konteksti

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se deklarata e tij se “bishti i sakicës kryen punë”, kur vjen puna tek korrupsioni dhe hajnia është nxjerrë nga konteksti.

Në emisionin Pressing në T7, Bulliqi është pyetur për incidentin mes tij dhe një zyrtari ku në një video të publikuar shihet se ka pasur edhe kontakt fizik.

Bulliqi ka kërkuar falje për incidentin në fjalë, ndërkohë që thotë se deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhor para zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme të 31 tetorit të vitit të kaluar ku thoshte se “bishti i sakicës kryen punë” është nxjerrë nga konteksti.

“Nuk është mirë të nxirren fjalët nga konteksti, të gjitha kanë qenë në kuptim të muhabetit të odave, është shkëput ajo fjali, është përdor për qëllime të fushatave parazgjedhore”, tha ai.

“Sidoçoftë, e kemi situatën e qetë atje, po bëhet punë e qëndrueshme, gjithmonë kur punohet ka vend për kritika”, shtoi ai.

Shpërndaje në: