Bislimi e takon Minxhozin për t’ia shprehur urimet pasi Shqipëria hapi negociatat

Bislimi e takon Minxhozin për t’ia shprehur urimet pasi Shqipëria hapi negociatat

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shfrytëzoi rastin ta urojë Ambasadorin Minxhozi për vendimin historik në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Ky hap, shënon një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, të cilën Kosova e mbështet plotësisht dhe i gëzohet suksesit të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përshpejtimi i procesit të integrimit është jetësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Minxhozi e falënderoi zëvendëskryeministrin Bislimi për urimin, duke u shprehur se shpreson që së shpejti të ketë dhe hapa konkret për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shpërndaje në: