Bislimi: Është vendim i Thaçit dorëheqja apo jo pas aktakuzës

Bislimi:  Është vendim i Thaçit dorëheqja apo jo pas aktakuzës

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se pas publikimit të njoftimit se është dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kanë ndodhur implikimet të cilat kanë afektuar drejtë për së drejti në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, edhe takimin e Ëashingtonit të 27 qershorit.

“Hashim Thaçi është ftuar në intervistë në Hagë si president i Kosovës aktakuza për të cilën bëhet fjalë nëse e njëjta konfirmohet ka të bëjë me një periudhë kur ai nuk ka qenë bartës i pushtetit që sot e ka pra, nuk ka qenë president i vendit”.

“Thaçi tash e tri ditë është duke u intervistuar ne nuk kemi detaje se për çka po intervistohet, cili është krejt qëllimi i intervistimit sepse ka paradoks mënyra se si është publikuar draftaktakuza, arsyeja që është publikuar që thuhet edhe në deklaratën e prokurorit”.

“Ajo që është më rëndësishme se Thaçi është fakti se implikimet që kanë ndodhur pas publikimit të këtij lajmi e kanë afektuar drejtë për së drejti procesin e dialogut Kosovë-Serbi, edhe takimin e Washingtonit më 27 qershor”.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, Bislimi ka thënë se është në interesin e Thaçit dorëheqja e tij nga pozita e presidentit.

“Ajo qe njerëzit duhet ta kishin parasysh është se këtu kemi një indicje që ekziston një përthyrje e madhe gjeopolitike midis vizionit të SHBA-së dhe kësaj administrate që tani është në pushtet karshi çështjes së Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër forcave tjera qofshin evropiane ose tjera të cilat nuk pajtohen domosdoshmëri me qasjen e kësaj administrate vijë dialogut”.

“Për dorëheqjen e Thaçit është në interesin e tij, nuk na bënë neve nder për me paragjyku, nuk jemi ne në lëkurën e tij, le ta vendos ai si është më së miri. Kisha pasë qef me pasë një president të Kosovë si cili në asnjë moment në asnjë rrethanë nuk e vnon veten e tij personale para fatit të kombit dhe shtetit”, ka thënë Bislimi.

Shpërndaje në: