Bislimi flet për takimin e djeshëm me Sarrazin

Bislimi flet për takimin e djeshëm me Sarrazin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që ky i fundit ka pasur me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se takimi i tij me Sarrazinin ka qenë i ngrohtë dhe ndihmues.

Ai ka falënderuar emisarin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Kosovës në rrugën e kësaj të fundit drejt Bashkimit Evropian si dhe për mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Takimi i ngrohtë dhe ndihmues me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të cilin e falënderova për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e Kosovës në BE dhe mbështetjen e fuqishme për ofertën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Manuel Sarrazin, duke pritur me padurim të punojmë ngushtë së bashku dhe të forcojmë partneritetin tonë tashmë të fortë”, ka thënë Bislimi.

Shpërndaje në: