Bislimi: Jemi afër marrëveshjes, në Veri do të ketë vetëm Elektrosever

Bislimi: Jemi afër marrëveshjes, në Veri do të ketë vetëm Elektrosever

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se janë shumë afër marrëveshjes për energji elektrike në veri të vendit, derisa bëri me dije se atje se nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever.

“Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi thotë se për çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit. Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Për këtë gjë foli edhe Bislimi. Ai thotë se nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs, prandaj thotë se KEDS ka negociuar vetëm për disa garanci.

“Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”.

Bislimi ka paralajmëruar se ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit.

“Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar”, ka shkruar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: