‘Bislimi krejt çfarë ka bërë e ka shkruar programin AKR’së, kjo kallëzon qasje nënçmuese’

Periskopi.com Lajme

Duke folur për qeverinë, gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka kritikuar qasjen e tyre aspak serioze siç ka thënë, duke vendosur persona si Besnik Bislimi në krye të negociatave.

Syla ka thënë se vendosja e një person si Besnik Beslimi në krye të negociatave me Serbinë është nënçmuese.

“Prej vitit 1999 ku Kosova ka qenë aktivisht në negociata me Serbinë me ndërmjetësim ndërkombëtar, amerikan, dhe me zgjedhë një njëri që kurrë lidhje me atë punë nuk ka pasur, kjo kallëzon qasje nënçmuese”, ka thënë Syla.

Ndërsa ka shtuar se kështu nuk shkohet tutje. Ai ka shtuar se puna me e madhe që ka bërë Bislimi është se ai e ka hartuar programin e AKR’së.

“Me Besnik Bislimin nuk ecet përpara, me së shumti çfarë ka bërë është se e ka shkruar një e programit të AKR’së”, ka thënë Syla.