Bislimi: Situata ka ndryshuar, jo qëndrimet e Albin Kurtit

Bislimi: Situata ka ndryshuar, jo qëndrimet e Albin Kurtit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes për energji, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, marrëveshje kjo që VV-ja e kundërshtonte ashpër në kohën kur Isa Mustafa ishte në Qeveri, shkruan Periskopi.

Bislimi thotë se ka se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në ringecoim, që do të zgjaste me vite.

“Në vitin 2022, ke pasë vetëm dy mundësi, të thuash se nuk e njoh marrëveshjen e 2013-të dhe 15-tës, dhe futemi në rinegocim të saj, që do t’i konvenonte palës serbe, sepse ajo ka pranuar të futet në rinegocim marrëveshjen në mënyrë që t’i humbin edhe 10 vite me pikë elemente dhe të shmangemi nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, ose opsioni tjetër ta minimizojmë dëmin e marrëveshjeve që i kemi trashëguar, në mënyrë që të hapet rruga për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

Anulimi i marrëveshjes, sipas Bislimit ka mund të bëhet në vitin 2015 dhe jo në vitin 2022.

“Marrëveshjen në 2015 e ka nënshkru personi i cili ka mundur ta anulojë pa fillu fare implementimin e saj, nga 2015 deri në 2022 janë 7 vite, apo 2 mijë e 300 ditë dhe ka ndryshu situata në teren”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri, e ka cilësuar të dëmshme marrëveshjen e arritur, dhe sipas tij kjo u është bërë e ditur edhe Brukselit.

“Në qoftë se ju mendoni që do të kishte qenë në interes të Kosovës, të merremi edhe me vite me rinegocim të cilën nuk e kontestoj dhe e kemi thënë në Bruksel dhe e dinë edhe ata që është e dëmshme, dhe të largohet fokusi nga marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Bislimi në fund thotë se situata ka ndryshuar, por jo qëndrimet e kryeministrit Kurti.

Kanë ndryshu rrethanat, por jo edhe qëndrimet. Veç injorantët nuk i ndryshojnë qëndrimet kur ndryshojnë rrethanat”, u shpreh Bislimi./Periskopi/

Shpërndaje në: