Bizneset e Kosovës në gatishmërinë më të lartë në rajon për të aplikuar modelin e ekonomisë qarkulluese

Bizneset e Kosovës në gatishmërinë më të lartë në rajon për të aplikuar modelin e ekonomisë qarkulluese

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, bizneset në Shqipëri dhe në Kosovë kanë shfaqur një gatishmëri të lartë për të aplikuar modelin e ekonomisë qarkulluese.

Në anketën që zhvilloi Barometri i Ballkanit, 20% e bizneseve në Shqipëri kanë pohuar se janë gati të aplikojnë një model të përshtatshëm për kalimin e modelit ekonomik bazuar në ekonominë qarkulluese.

Bashkimi Europian po mbështet fort modelin e ri të ekonomisë qarkulluese, që rikthen në produkte mbetjet, kundrejt modelit linear aktual ku konsumohen burimet, duke gjeneruar mbetje të cilat nuk përdoren dhe krijojnë ndotje. Zbatimi i këtij modeli në Shqipëri ka nisur në disa biznese, në sektorin e përpunimit të mbetjeve të kafshëve, bimëve mjekësore, ullirit, skrapit, automjeteve dhe mbetjeve të naftës, por koncepti ende nuk njihet masivisht nga bizneset. Gjithashtu Qeveria Shqiptarë ende nuk ka përshtatur kuadrin ligjor që lehtëson aplikimin e këtij modeli në Shqipëri.

Të dhënat e anketës tregojnë se, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë prapa në përpjekjet e tyre për të kaluar drejt një ekonomie rrethore.

Në nivel rajonal, pothuajse një e katërta e të anketuarve (25%) thanë se nuk ishin të sigurt nëse modeli i tyre i biznesit e lejon atë, të ndjekur nga 31% të tjerë që thanë se nuk e kishin marrë parasysh këtë model. Një pjesë e madhe bizneseve në Ballkan mendojnë se kalimi në ekonominë qarkulluese nuk mund të realizohet nëse nuk arrihen stimujt e duhur.

Gjithsesi në raport me vitin 2020 bizneset në Rajon janë më të ndërgjegjësuara për ekonominë qarkulluese.

Në Rajon Kosova është pararendëse, pasi 64% të të anketuarve kanë pohuar se janë të përgatitur për të aplikuar një model ekonomike rrethor.

Sipas Barometrit, 64% të të anketuarve, pengesa më e rëndësishme për të lëvizur drejt një ekonomike rrethore janë shpenzimet e shtesë.

Si pjesë e negociatave për anëtarësim në BE dhe pjesë e axhendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm, edhe Shqipëria duhet të përqafojë këtë model ekonomik. Mirëpo, deri më tani, bizneset që zbatojnë modelin e ekonomisë qarkulluese numërohen me gishtat e njërës dorë dhe janë nxitur më shumë nga nevoja për të rritur fitimet se sa për të përqafuar trendin më të ri./Monitor.al

Shpërndaje në: