Bjellorusi Lukashenko komenton situatën në Ukrainë: Nuk preferoj fare luftën

Bjellorusi Lukashenko komenton situatën në Ukrainë: Nuk preferoj fare luftën

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, është deklaruar rreth tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ai bëri të ditur se Minsku nuk preferon fare të ketë luftë dhe se një konflikt mund të nisë vetëm nëse sulmohen Bjellorusia ose aleati i saj i ngushtë, Rusia.

Lukashenko këto deklarata i bëri në një fjalim drejtuar ligjvënësve dhe zyrtarëve bjellorus.

Bjellorusia dhe Rusia kanë planifikuar që të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm në Bjellorusi, shtet që kufizohet edhe me Ukrainën. Rusia, përpos në Bjellorusi, ka grumbulluar mijëra ushtarë edhe afër kufirit lindor të Ukrainës.

Në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për uljen e tensioneve, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të zhvillojë të premten një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.(anews/periskopi)

Shpërndaje në: