Bjellorusia dërgon forca speciale në kufirin me Ukrainën

Bjellorusia ka vendosur forca të operacioneve speciale përgjatë kufirit ukrainas, ka thënë Ministria e Mbrojtjes britanike në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës në lidhje me situatën në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Prezenca e forcave bjelloruse afër kufirit me gjasë do t’i pengojë trupat ukrainase, kështu që atyre do t’u pamundësohet ofrimi i mbështetjes së operacioneve në Donbas.
Pavarësisht spekulimeve, deri më sot forcat e Bjellorusisë nuk kanë të përfshira direkt në konflikt.
Megjithatë, territori bjellorus është përdorur si një pikë ndalese për avansimin e Rusisë në Kiev dhe në Chernihiv. Rusia gjithashtu ka lansuar sulme ajrore nga Bjellorusia.
Presidenti bjellorus, Aleksandr Lukashenko, është duke e balancuar mbështetjen për pushtimin rus duke dëshiruar shmangien e një përfshirje direkte ushtarake për shkak të rrezikut të sanksioneve të Perëndimit dhe për shkak të pakënaqësisë së mundshme të ushtrisë bjelloruse. /Periskopi/