“Bjellorusia pritet t’i bashkohet Rusisë në luftën kundër Ukrainës”

“Bjellorusia pritet t’i bashkohet Rusisë në luftën kundër Ukrainës”

Bjellorusia është gati t’i bashkohet pushtimit rus, thotë ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, shkruan The Guardian.

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka deklaruar sot se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës.

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë”, citon The Guardian..

Sipas ish-ministrit ukrainas, ky do të ishte një zhvillim i tmerrshëm pasi Bjellorusia ishte vend mik i madh i Ukrainës.

“Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”, ka deklaruar ish-ministri i mbrojtjes.

U raportua se autoritetet ruse dërguan në Bjellorusi një delegacion, që sipas tyre është i hapur për bisedime me Ukrainës.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera.

Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.

Ndërkohë, Lideri i Bjellorusisë i ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime, raporton neës.sky.

Alexander Lukashenko i bëri thirrje Kievit të dielën që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë.

Ndërkaq, Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor deri në orën 15:00 të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi.

Shpërndaje në: