Blej Shqip në qendër të Prishtinës (Foto)
Ky panairi i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, tashmë është bërë tradicional.
Çdo gjë vendore, e punuar dhe prodhuar mund të gjendet aty.
Në panair po marrin pjesë rreth 120 prodhues dhe kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Panairi do të jetë i hapur tri ditë radhë.
Gjatë ditës drejtori Genc Bashota dhe Ambasadori Qemal Minxhozi vizituan panairin.
U tha se duhet lënë retorikën e fjalëve, e duhet të punohet që prodhimet shqiptare të mbizotërojnë në të gjitha trojet tona.
Iniciativa Blej Shqip u konkretizua nga ide në projekt në pranverën e vitit 2010.
E iniciuar në atë kohë nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për gati çdo vit “Blej shqip” organizoi në Tiranë e Prishtinë panaire e aktivitete që kishin për qëllimin lidhjen shkëmbimin dhe promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare./ Periskopi





