Blerësi i ri i Newcastlet ka shtëpinë më të shtrenjtë të botës

Blerësi i ri i Newcastlet ka shtëpinë më të shtrenjtë të botës

Me një superjaht 400 milionësh, kështjellë franceze 230 milionëshe dhe planet ambicioze për të ndërtuar një mega qytet 400 miliardësh, ka pak investitorë më të mëdhenj se Mohammed bin Salman.

I njohur si MBS, Princi, i cili pritet ta blejë Newcastle Unitedin, është fuqia ngasëse që fshihet prapa tentativave të Arabisë Saudite për ta modernizuar atë dhe shihet si forcë e vërtetë në mbretërinë e tij, transmeton Periskopi.

36-vjeçari është fytyra publike e Shtëpisë së Saudit, me pasurinë kolektive të pjestarëve të saj që raportohet të jetë 1 trilion.

Është një shifër tmerruese, gati 16 herë më e madhe se e Mbretërisë Britanike.

Derisa familja normalisht dëshiron ta mbajë pasurinë private, MBS besohet se bën jetë të jashtëzakonshme luksi falë pasurisë që posedon.

Ai njihet si investitorë dhe blerës i pronave luksoze, derisa spekulohet se zotëron pikturën më të shtrenjtë në botë.

Më 2015, bota mbeti e shokuar kur një blerës anonim shpenzoi 250 milionë euro në një kështjellë të jashtëzakonshme në Francë, saktësisht në perëndim të Parisit.

Atë kohë, u etiketua si shtëpia që është shitur për çmimin më të shtrenjtë në botë.

The Chateau Louis XIV is the world's most expensive home

The most incredible feature is its meditation room that features an aquarium

Dy vite më vonë, u publikuan raporte që potencuan se blerësi ishte bin Salman, i cili u dashurua në këtë pronë gjatë një vizite pune.

Shtëpia ka dhjetë dhoma gjumi, pishinë brenda dhe jashtë, librari dhe akuarium.

The wine cellar can store up to 3,000 bottles

Akuariumi gjithashtu është edhe dhomë meditimi me kafaz transparent nënujor.

Kështjella e shekullit të 17-të gjithashtu posedon një bodrum vere që ka kapacitet të zë rreth tre mijë shishe verë, teatrin dhe një kështjellë në mes të ujit.

The wine cellar can store up to 3,000 bottles

There are two swimming pools at the property, one indoors, one out

Dhe nëse kjo nuk mjafton, kështjella gjithashtu posedon edhe kinema private, palestër sportive, dy dhoma balloje dhe një klub nate. /Periskopi.com/

Bin Salman also has his own nightclub, should he wish to entertain guests

 

Shpërndaje në: