Blerim Latifi jep kushtrimin: Kërkon që mediat e Kosovës të raportojnë qysh t’ju thotë Qeveria

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Pressing po vazhdon debati mbi krizën në veri që u prodhua prej fillimit të kësaj jave dhe po vazhdon në ditën e gjashtë me radhë.

Analisti dhe profesori Blerim Latifi, është shprehur më mbështetës për aksionin në veri të vendit.

“Çështja e parë është që duhet me provu me të gjitha metodat (me u tërhjek barrikadat).” – deklaroi z. Latifi.

“Qasja që ne as nuk guxojmë me u nisë në veri. Po jo se kështu, jo anej, jo knej.” – foli Latifi, përcjell Periskopi.

“Puna e jemja osht çka mendoj unë.” – u shpreh z. Gorani, derisa i deklaroi Latifit “mos na mbaj ders”.

“Gjithë ditën sot mediat e Kosovës i kanë qitë tre-katër tankse atje… Po çka bohet, çka bohet?” – u shpreh më tej ai.

Latifi u duk se kërkonte që të gjitha mediat të raportonin njësoj duke shpërfillur mediat serbe.

Shpërndaje në: