Blerim Xhemaili për vdekjen e Almir Aliut thotë se ka mbetur pa fjalë
Vdekja e 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliut e ka prekur edhe futbollistin shqiptar nga Tetova, Blerim Xhemaili.
Ai përmes një postimi në Isntagram ka thënë se është pa fjalë për këtë rast, transmeton Koha.net.
“Jam pa fjalë”, ka shkruar ai kurse me hashtag ka shkruar edhe “unë jam Almir”.
Almir Aliu është shkelur me veturë nga një maqedonas në Kumanovë, pas një zënke që ky i fundit ka pasur me familjen e vogëlushit të ndjerë.



