Blerta Deliu: Votuesit e PDK-së po ofendohen dhe kërcënohen

Periskopi.com Lajme

Blerta Deliu nga PDK ka reaguar pas një deklarate të aktivistit Rron Gjinovci ku ofendon votuesit e PDK’së dhe Hashim Thaçit, transmeton Periskopi.

Deliu thotë se deklarata të tilla duhet të cilësohen edhe si kërcënime.

Ja reagimi i plotë;

E ka nisur “Lideri” i tyre me ndarjen e popullit në “ne dhe ata”, “vetëm ne jemi populli”, e po merr vrull ditëve të fundit në debate televizive nga të ashtuquajtur analistë, ku ofendohen rëndë mijëra qytetarë të Kosovës, që janë votues të PDK-së.

Votuesit e PDK-së para pak ditësh u paraqitën në studio televizive si “ofendim për Kralevën e Serbisë”derisa sonte, u cilësuan si “jonormal” dhe “të poshtër”.

Këto nuk janë vetëm ofendime. Janë edhe kërcënime. Kërcënime për mijëra qytetarë të këtij vendi dhe për demokracinë. Për PDK-në, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, janë të barabartë.

 

Shpërndaje në: