Blinken: Amerika e përkushtuar për mbrojtjen e Ukrainës

Blinken: Amerika e përkushtuar për mbrojtjen e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qartësuar se mbeten të përkushtuara t’i mbështesin dhe mbrojnë – duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë, deklaroi në një konferencë shtypi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken përsëriti se janë të hapur për dialog dhe se preferojnë diplomacinë.

“Përgjigjja jonë ndaj Rusisë pasqyron atë që thashë në Kiev, Berlin dhe Gjenevë javën e kaluar. Ne jemi të hapur për dialog, ne preferojmë diplomacinë dhe jemi të përgatitur të ecim përpara aty ku ka mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi nëse Rusia depërshkallëzon agresionin e saj ndaj Ukrainës, ndal retorikën nxitëse dhe i afrohet diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë në Evropë në frymën e reciprocitetit”, deklaroi Blinken.

Ai tha se pret të flet me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov në ditët në vijim pasi Moska të ketë mundësinë për të diskutuar hapat e ardhshëm, raporton atsh.

“Tri dërgesa të ndihmës ushtarake mbrojtëse të ShBA-së mbërritën në Kiev këtë javë, duke bartur raketa shtesë, Javelin dhe sisteme të tjera, 283 tonë municione dhe pajisje jovdekjeprurëse thelbësore për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës. Më shumë dërgesa priten në ditët në vijim. Ne i kemi ofruar Ukrainës më shumë ndihmë për sigurinë mbrojtëse vitin e kaluar sesa në çdo vit tjetër”, shtoi Blinken.

“Javën e kaluar, autorizova aleatët e SHBA-së, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të ofrojnë pajisje ushtarake me origjinë nga SHBA nga inventarët e tyre për përdorim nga Ukraina. Gjithashtu javën e kaluar, ne njoftuam Kongresin për qëllimin tonë për t’i dorëzuar Ukrainës helikopterët Mi-17”, tha në konferencën e tij të shtypit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Shpërndaje në: