Blinken: Ukraina shënoi sukses të madh, por ende është herët

Blinken: Ukraina shënoi sukses të madh, por ende është herët

“Ende janë ditët e para të kundërofenzivës së Ukrainës kundër ushtrisë ruse, por forcat ukrainase kanë shënuar “progres domethënës”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Komentet e tij erdhën pasi që trupat ukrainase rimorën disa fshatra dhe qyetet ditëve të fundit dhe pasi që Moska përjashtoi një nga gjeneralët e saj në Ukrainë, duke shënuar një nga humbjet më të mëdha të saj që nga ditët e para të luftës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Duke folur nga Meksika, ku po qëndron për bisedime ekonomike, Blinken tha: “Ajo se çfarë ukrainasit kanë bërë është shumë e planifikuar dhe natyrisht se ka përfituar nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe të shumë vendeve të tjera në kuptimin që Ukraina ka në duar pajisjet e nevojshme për të kryer kundërofenzivën”.

Ai shtoi se konflikti në Ukrainë pritet të vazhdojë edhe për disa kohë teksa Rusia ende ka personel të konsiderueshëm në Ukrainë që po e përdor kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

“Rusia e kreu këtë agresion. Unë mendoj se marrë parasysh çmimin që po e paguan, ajo mund dhe duhet ta ndalë atë”, tha Blinken. /Periskopi/

Shpërndaje në: