Bllokada në kufi me Shqipërinë, Haradinaj: Vendim arbitrar, tërhiqe kryeministër

Bllokada në kufi me Shqipërinë, Haradinaj: Vendim arbitrar, tërhiqe kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka quajtur vendim arbitrar dhe të dëmshëm ndalimin në kufi të qytetarëve që nuk i kanë tri doza të vaksinës.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, këtë vendim të qeverisë së Kosovës e ka quajtur gabim të rëndë.

“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje” ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka bërë apel kryeministrin Kurti që ta heqë këtë bllokadë.

“Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!”, ka përfunduar Haradinaj.

Shpërndaje në: