Bllokada super-njerëzore e Eric Baillyt kur Man United ishte 1-0 në disavantazh kundër Atalantas, ka kaluar nën radar

Bllokada super-njerëzore e Eric Baillyt kur Man United ishte 1-0 në disavantazh kundër Atalantas, ka kaluar nën radar

Cristiano Ronaldo shpëtoi Manchester Unitedin në Champions League për herë të tretë këtë sezon, të martën mbrëma.

Në kohën shtesë të ndeshjes kundër Atalantas, ‘Djajt e Kuq’ ishin 2-1 në disavantazh dhe po përballeshin me prospektin e eleminimit kundër Villarrealit në përballjen tjetër, transmeton Periskopi.

Por Ronaldo performoi për Unitedin edhe një herë, duke shënuar një gol brilant me volej për t’ia nxjerr një pikë Unitedit.

Ai gol ishte i dyti i portugezit në këtë ndeshje pasi me stil barazoi në përfundim të pjesës së parë.

Mirëpo, superylli portugez me siguri nuk do ta kishte mundësinë të performonte në mënyrë heroike në minutën e fundit po të mos ishte Eric Bailly.

Qendërmbrojtësi i Bregul të Fildisht zëvendësoi Victor Lindelofin e lënduar dhe prapë ishte një prej më të mirëve të skuadrës.

Dhe në pjesën e parë, Bailly ishte përgjegjës për një bllokadë supernjerëzore që ia parandaloi Duvan Zapatas golin e dytë për Atalantan.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: