Bllokimi i liftit e lë në rrugë qytetarin me aftësi të kufizuara në “Lakërishtë”

Bllokimi i liftit e lë në rrugë qytetarin me aftësi të kufizuara në “Lakërishtë”

Shpëtim Binxhija ka mbetur jashtë banesës së tij në lagjen “Lakërishtë” të Prishtinës, të shtunën në mbrëmje. Ai nuk po arrin të shkojë në banesë për shkak se lifti është bllokuar.

Në Ndërmarrjen Publike Banesore atij i kanë thënë se janë në pushim deri të hënën.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se do të merren urgjentisht me rastin.

Hajdar Hoxha nga NPB-ja ka thënë se nuk ka ekip të mirëmbajtjes 24-orësh.

“Por tani do të merremi me këtë rast dhe t’i bëhet zgjidhje personit në fjalë, sepse ende nuk jemi në fazën që të kemi ekipe 24 orë. Nuk kemi arritur ende në atë fazë”, ka thënë ai për kohën.

 

Shpërndaje në: