Bllokohet Aeroporti i Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

Periskopi.com Lajme

Ka nisur greva e punëtorëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo grevë e punëtorëve që zgjati deri në orën 09:00 për një orë ka krijuar tollovi të madhe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar. Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë.

Kujtojmë që edhe nesër do të ketë grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të ANP ‘Adem Jashari’.

 

Shpërndaje në: