Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto)

Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.
Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.
Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër-Velipojë, Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.