Blushi tregon pse Qeveria Rama është ‘absurde’

Blushi tregon pse Qeveria Rama është ‘absurde’

Sipas Ben Blushit qeveria e që del nga marrëveshja Rama-Basha mbart një absurd brenda saj. Për të qartësuar idenë e tij merr si shembull ministrin e ri të Arsimit, emër jo politik.

“Imagjinoni Ministri i ri i Arsimit, që do të propozojë Basha, është kundër ligjit për arsimin e lartë, por ai do të emërohet në qeveri dhe do të pranojë të zbatojë programin e Edi Ramës, që ka bërë vetë ligjin për arsimin e lartë”, u shpreh Blushi.

Kreu i Partisë “LIBRA” tha se marrëveshja është bërë për një bashkëqeverisje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Dua të them dy fjalë. Opozita të hynte në zgjedhje dhe jam dakord me çdo kusht, përfshirë dhe rënien e kësaj qeverie.

Kjo nuk është marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve, por është marrëveshje për bashkëqeverisje. Kjo ka zeruar moralin politik të çadrës.

Nëse i thua partisë do rrimë në çadër te muaj për të marrë doganat, hipotekat dhe burgjet e Shqipërisë? Çfarë është kjo?

A ka marrëveshje politike. Kjo është nevojë për të ndarë paratë publike.

Të më thotë dikush në studio nëse zgjedhjet janë kufizuar financimet për zgjedhje? Por jo po i administron Basha dhe Rama.

Kam shumë të drejtë që është një pakt për bashkëqeverisje. Ai pranoi që të humbi zgjedhjet duke pranuar që Edi Rama ti fitojë.  Vetëm janë ndarë në tavolinë portofola ministrash. Por në planin afatmesmen do t’i qërojmë këta të dy në qeveri”.

 

Shpërndaje në: