BMW prezanton Tetëshen e freskuar

BMW prezanton Tetëshen e freskuar

Seria 8 e BMW’së ka debutuar në vitin 2018, kështu që tre vjet më vonë duket se i erdhi radha ‘tërheqjes së rudhave’.

Pjesë e redizajnit ishin të tri modelet e serisë 8: Coupe, Cabriolet dhe Grand Coupe. Ndryshe, BMW nuk ka prekur shumë në eksterier, gjë është e natyrshme për një freskim në gjysmë të ciklusit prodhues të automobilit. Është redizajnuar vetëm maska e përparme, të cilës tani i janë ndryshuar elementet vertikale, përderisa vetë karoseria ka mbetur pothuajse e njëjtë, edhe pse tani ajo ofrohet me plus pesë nijansa të reja të ngjyrës, ndërkohë që blerësit tani mund t’i zgjedhin edhe dy lloje të reja të fellneve të aluminit.

Brenda ndërkaq, ndryshimi më i madh vërehet në tabelën e instrumenteve, ku ekrani i deritanishëm digjital prej 10,25 inçave është zëvendësuar me një Live Cockpit Professional displej prej 12.3 inçave.

Një tjetër detaj që bie në sy është edhe logoja e re e prodhuesit bavarez. Në fakt, kompania gjermane sivjet feston 50-vjetorin e ekzistencës së BMW M GmbH dhe, siç thuhet në BMW, logoja e re e përkujton logon e parë që prodhuesi bavarez e shfrytëzonte në automobilat e tij të garave, në vitin 1973.

Nga ana tjetër, një ndryshim tjetër është se modeli M8 nuk do të shitet më, megjithëse në ofertë mbetet ende modeli M8 Competition. Edhe ky model ka pësuar disa modifikme të vogla kozmetike, njësoj sikurse edhe versioni standard i serisë 8, por e ka ruajtur pjesën e tij të përparme agresive.

Shpërndaje në: