Bob Dole, hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës

Bob Dole, hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.

Me gjithë plagët e rënda nga Lufta, Sen. Dole u bë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane, udhëheqësi i Senatit, kandidat republikan për president dhe më pas simbol i brezit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore.

Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter.

“Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo.

Presidenti Joe Biden e kujtoi me dashuri vizitën e tij tek zoti Dole në shkurt të këtij viti, në kompleksin Watergate në Uashington ku ai jetonte.

“E vazhduam bisedën aty ku e kishim lënë, sikur kishte kaluar vetëm një ditë që kur qeshnim së bashku në dhomën e ngrënies së Senatit ose debatonim për çështjet kryesore të ditës, shpesh me qëndrime të kundërta në sallën e Senatit.” tha zoti Biden në një deklaratë.

Megjithëse shpesh nuk pajtoheshim, ai kurrë nuk hezitoi të punonte me mua ose me demokratë të tjerë kur bëhej fjalë për çështje të rëndësishme,” tha zoti Biden në një deklaratë, në kontrast me ndasitë e hidhura politike të sotme që e kanë bërë të vështirë për partitë e mëdha të bashkëpunojnë për legjislacionin”, vazhdoi ai.

“Kur mendoj për brezin më të madh, mendoj për senatorin Bob Dole — një njeri që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë. Pusho në paqe, miku im,” shkruante Senatori Mitt Romney, një ish-kandidat republikan për president, në Twitter.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, e vlerësoi zotin Dole si “një hero të mirëfilltë amerikan”.

“Kushdo që e kishte parë Bob Dole në veprim, pa dyshim e admironte karakterin e tij dhe patriotizmin e tij të thellë,” tha zoti McConnell në një deklaratë.

Kryetarja demokrate e Dhomës Demokratike të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, urdhëroi që flamujt në Kapitol të uleshin në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për zotin Dole, tha në Twitter zëvendës shefi i saj i kabinetit, Drew Hammill.

Senatori Dole njoftoi në shkurt 2021 se ishte diagnostikuar me kancer në mushkërive.

Shpërndaje në: