Boiken Abazi krahason Albin Kurtin me Trumpin dhe Obaman, aktivisti ia “palon”

Boiken Abazi krahason Albin Kurtin me Trumpin dhe Obaman, aktivisti ia “palon”

Boiken Abazi, një aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, me mëngjes është përkujdesur që t’i thurë elozhe shefit të tij në parti, Albin Kurtit.

Abazi, ka krahasuar veprimet e shefit të tij, me ato të disa presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pesë president të ShBA-së, sipas tij, dhuruan pagën e tyre sa ishin në krye të shtetit, derisa Albin Kurti, si kryeministër, nuk e dhuroi, por e përgjysmoi atë.

Postimi i plotë i Abazit:

Presidentët e ShBA-së që kanë dhuruar rrogën e tyre janë:

  1. George Ëashington – i pasur dhe dhuroi gati të gjithë pagën.
  2. Herber Hoover – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.
  3. John F. Kennedy – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.
  4. Barack Obama – dhuroi 1.1 nga 3.3 milion $ të rrogës totale që mori si President.
  5. Donald Trump – i pasur dhe dhuroi të gjithë pagën.

Ndërkohë, KM Albin Kurti në Kosovë, në vendin më varfër të rajonit, nuk e dhuroi rrogën e tij por e përgjysmoi, duke ulur edhe rrogat e kabinetit, me vendim të kabinetit qeveritar – edhe pse KM Kurti vjen nga shtresa e mesme shqiptare, pa të ardhurat e shtresës së mesme në vendet e zhvilluara

Ndërsa aktivisti i Shoëqrisë Civile Rron Gjinovci, i ka komentuar në këtë status Boiken Abazit duke e pyetur se mos po i duket populli ynë budallë.

“ A pernime na ju doken budalle a”, është komenti i Rron Gjinovcit.

 

 

Shpërndaje në: