Boikeni i VV-së komenton çuditshëm Zgjedhjet: Qeveria Kurti e përparoi Kosovën, por rrezikohet nga Serbia

Boikeni i VV-së komenton çuditshëm Zgjedhjet: Qeveria Kurti e përparoi Kosovën, por rrezikohet nga Serbia

Zyrtari i Lartë i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka bërë reagimin e tij për rezultatin e Zgjedhjeve Lokale.

Ai ka deklaruar se “në Prishtinë e Prizren ka fituar bashkimi i reaksionit kundër Lëvizjes.”

Abazi beson që kandidatët e kësaj partie ishin “me parime etike politike më të shëndosha se kundërkandidatët” derisa nuk merret fare me programet që ofruan.

Më tej, ai shprehet se Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga “synimet ekspansioniste të Serbisë dhe pabarazitë e brendshme socio-ekonomike”, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, ai arrin të japë një lloj kritike për partinë së cilës i përket

Statusi:

Në Prishtinë e Prizren fitoi bashkimi i reaksionit kundër Lëvizjes. Kandidatët e Lëvizjes në këto dy komuna ishin politikanë me parime etike politike më të shëndosha se kundërkandidatët e tyre, por kjo nuk mjaftoi. Lëvizja duhet të nxjerr mësime mbi qeverisjen në nivel lokal, qëndror si dhe organizimin, sepse reaksioni nuk ka skrupuj e shpejt forcohet duke u bashkuar. Kosova ka bërë dukshëm përparime me qeverinë e 14 shkurtit, por mbetet ende e rrezikuar në raport me synimet ekspansioniste të Serbisë dhe pabarazitë e brendshme socio-ekonomike. Megjithatë, Lëvizja është në qeveri dhe ka fituar edhe Gjilanin, Podujevën, Kamenicën e Shtimen, duke e patur mundësinë ta dëshmojë veten në vijim edhe në nivel qëndror edhe në atë lokal, paralelisht duke forcuar një organizatë që konsolidon vlerat e parimet e përbashkëta në një situatë të re politike. Organizata dhe qeverisja nuk bëhen dot as vetëm me aktivistë të sakrificës, e as thjesht me ekspertë teknikë. Ka nevojë edhe për frymën dhe idealet e aktivizmit politik që e ka rritur Lëvizjen, edhe për dijen e ekspertit, dhe ka nevojë për angazhimin e tyre në kauza të përbashkëta që emancipojnë vazhdimisht pushtetin, organizatën, shoqërinë dhe secilin prej nesh.

Shpërndaje në: