Boksierët kosovarë nuk u lejuan të futen me simbole shtetërore në Serbi, reagon Federata Ndërkombëtare e Boksit

Boksierët kosovarë nuk u lejuan të futen me simbole shtetërore në Serbi, reagon Federata Ndërkombëtare e Boksit

Boksierët Boksierët kosovarë, Bashkim Bajoku, Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku së bahsku me trajnerin Besim Brahimi dhe sekretarin Latif Demolli janë ndalur në kufirin Kosovë-Serbi.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre, shkruan Periskopi.

Lajmi i fundit është se boksierët kosovarë janë duke pritur aktualisht në kufirin e Serbisë një vendim nga presidenti serb Aleksander Vuçiq, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, tash ka reaguar Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), përmes Sekretarit Gjeneral të kësaj Federateje.

Në komunikatë është kërkuar që Kosova të mos përzihet politika me boksin dhe boksierët tanë të mos trajtohen ndryshe nga vendet e tjera pjesmarrëse në Kampionatin Botëror të Boksit. /Periskopi.com/

May be an image of text

Shpërndaje në: