Boksieri i famshëm pretendon se koronavirusin e bëri njeriu që t’i hiqte qafe pleqtë dhe ta installonte 5G-në

Boksieri i famshëm pretendon se koronavirusin e bëri njeriu që t’i hiqte qafe pleqtë dhe ta installonte 5G-në

Boksieri amir Khan në mënyrë bizarre ka vënë në pikëpyetje ekspertizën unanime të epidemologëve më të mirë botërorë duke sygjeruar se koronavirusi nuk erdhi nga Kina por është sëmundje “e bërë nga njeriu” për të vrarë të vjetrit dhe për të ulur nivelet e popullsisë.

Duke folur në Instagram, 33 vjeçari provoi të shpjegonte se si shkenca mbizotëruese ishte “gjepurë”, dhe pretendoi se pandemia “ishte bërë për një arsye – ndërsa ata testojnë 5G-në”.

Teoria konspirative e pabazuar që koronavirusi është në fakt një mbulim derisa qeveria britanike installon 5G-në ka arritur të fuqizohet tepër shumë në ditët e fundit, aq shumë sa eedhe sekretari i kabinetit gjatë kësaj jave e mohoi si “një budallallëk të rrezikshëm”, përcjell Periskopi nga The Independent.

Por, Khani nuk është aq i sigurt.

“Nuk besoj që po vjen prej Kinës,” tha ai. “Kjo është rrenë, përnjëmend. Njerëzit po thonë se ata po hanin lakuriqë dhe gjarpërinj dhe se helmi është përzier. Çfarë budallallëku është ky? A besoni në këtë gjë? Unë jo. Koronavirusi ky, koronavirusi ai – ndoshta po lodheni e mërziteni prej kësaj, si unë. A nuk mendoni se s’ka të bëj asgjë me 5G-në?”

“Njeriu e ka bërë. Është vendosur për një arsye – që të testohet 5G-ja. Mund të jetë për vënien nën kontroll të popullsisë – të na heqin qafe shumë prej nesh, veçanërisht pasi thonë se i vret më shumë të vjetrit.”

Khan nuk është e vetmja figurë publike që ka propaguar këtë teori. Edhe aktori i Hollywoodit Woody Harrelson është mes shumë të tjerëve që e ka bërë një gjë të tillë. /Periskopi

Shpërndaje në: