Boksieri kosovar e mposht serbin në Berlin për përvjetorin e Pavarësisë

Boksieri kosovar e mposht serbin në Berlin për përvjetorin e Pavarësisë

Elvis Zmajlaj, boksieri 16 vjeçar nga Komuna e Suharekës e ka mposhtur serbin Alexsanderin në një meç të zhvilluar në Berlin të Gjermanisë që i takonte kategorisë Bantamweight[51 deri në 55 kg].

Elvisi ka filluar të merret me boks në moshën 14 vjeçare dhe tani ka filluar që të zhvillojë edhe meçet e para zyrtare ku po tregohet i suksesshëm.

Ai dje e ka mposhtur serbin Alexsanderin në kategorinë Bantamëeight dhe këtij suksesi i është gëzuar edhe babai i tij, i cili ka bërë një postim në Facebook, shkruan Periskopi.

“Sot me 16.02 2019 nje dit para përvjetorit të Pavarsisë djali jon Elvisi mposhti në Box  Serbin Alexsanderin ne Berlin, festojmë dy festa Krenohemi me ty biri ynesi gjithmonë Shqipja kuq e zi,” shkruan babai i boksierit kosovar në Facebook.

Elvisi gjithashtu ka një ëndërr të veçantë për të ardhmen. Ai nuk e ka inspirim Klitschkon apo Joshuan, por ka një boksier mjaft të veçantë.

Atij i pëlqen boksieri ukrainas Vasyl Lomichenko dhe ëndërron që një ditë të arrij sukseset e atij. Idolli i Elvisit ka 12 ndeshje në boksin profesionist, prej tyre 11 fitore(9 me nokaut) dhe një humbje./Periskopi/

Shpërndaje në: