Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku mposht egjiptianin Essam Amen dhe kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku mposht egjiptianin Essam Amen dhe kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku ka fituar ndaj boksieri egjiptian, Essam Amen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Meçi u zhvillua në kuadër të kategorisë -63 kg, aty ku Bajoku ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij, Amen.

Me këtë fitore, Bajoku ka siguruar medalje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Shpëtim Bajoku e fitoi meçin me vendimin e arbitrave. Që të tre arbitrat ishin të pajtimit që Bajoku të fitojë duelin.

Nesër, Shpëtim Bajoku do të luajë në gjysmëfinale ndaj algjerianit, Yahia Abdelli.

Shpërndaje në: