Boksieri nuk e pranon diskualifikimin, godet kamerën dhe qëndron në ring për gjysmë ore

Boksieri nuk e pranon diskualifikimin, godet kamerën dhe qëndron në ring për gjysmë ore

Boksieri Mourad Aliev protestoi fort në fund të ndeshjes që zhvilloi ndaj britanikut Frazer Clarke për peshën 91kg.

Ai ul në qoshte dhe heshti, pavarësisht përpjekjeve nga trajneri,madje edhe nga vetë kundërshtari i tij për të lënë ringun dhe për t’u kthyer në dhomën e zhveshjes, Aliev qëndroi aty për gati gjysmë ore dhe shkoi në dhomën e zhveshjes, por u rikthye përsëri për të vazhduar formën e protestës, e cila pati pak efekt sepse sportisti u largua i zhgënjyer.

Francezi u skualifikua për dy goditje të qëllimshme ndaj kundërshtarit me arbitrin që i dha fitoren britanikut. “E padrejtë, të gjithë e panë që unë fitova”, u shpreh Aliev pas vendimit të arbitrit dhe jurisë, ndërsa boksieri refuzoi të braktiste ringun.1

Shpërndaje në: