Bolt kualifikohet për finalen e 100 metrave, edhe pse nuk doli i pari

Bolt kualifikohet për finalen e 100 metrave, edhe pse nuk doli i pari

Ka rezultuar shumë i thjeshtë kualifikimi i Usain Bolt për në gjysmëfinalen e 100 metrave për meshkuj.

Xhamajkani, i cili në Rio kërkon të lërë gjurmë në historinë e atletikës botërore, nuk shfaqi asnjë tension në raundin e parë të kësaj disipline, duke i përshkruar 100 metra në 10 sekonda e 7 të qindat.

Pavarësisht një starti të ngadaltë, 29-vjeçari e mori shpejt kryesimin e garës. Për rreth 60 metra ai e kontrolloi mjaft mirë atë duke mos u sforcuar për anjë moment.

I sigurtë në triumfin e tij, në metrat e fundit atleti e uli ritmin duke e mbajtur deri në finish vështrimin nga e majta për kontrolluar rivalin tij në këtë bateri, Andrew Fisher.

Gjithësesi, koha e xhamajkanit në këto eliminatore nuk është më e mira e regjistruar. Ai renditet i katërti, me 6 të qindat më i ngadaltë se amerikani Justin Gatlin, i cili shihet si kundërshtari më i denjë i Usain Bolt.

Shpërndaje në: