Bombë te shtëpia e drejtorit të Postës së Kosovës
Në lagjen “Arbëria” të kryeqytet është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Dyshohet për mjet shpërthyes në lagjen “Arbëria”, afër objektit të Komunës
Lajmin për dyshim të mjetit shpërthyes në këtë lagje për lajmi.net e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Ne kemi marrë një njoftim për një mjetë shpërthyes në këtë pjesë. Andaj jemi të obliguar që ta bllokojmë rrugën deri sa të vinë ekipet e demolimit në vendin e ngjarjes”, tha Flora Ahmeti për lajmi.net.



