‘Bongiorno Antonio’: Tottenhami publikon video interesante nga prezantimi i Antonio Contes

‘Bongiorno Antonio’: Tottenhami publikon video interesante nga prezantimi i Antonio Contes

Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham e tani ka mbërritur edhe deklarata zyrtare e Spurs.

Dita e negociatave, me presidentin Daniel Levy dhe me “shefin e futbollit” Fabio Paratici, çoi në një marrëveshje mes palëve: kontratë deri në qershor 2023 me opsion edhe për një vit.

Paga do të jetë rreth 18 milionë euro bruto në vit. Nyja më e madhe ishte ajo që lidhej me merkaton e transferimeve, por drejtuesit i kanë garantuar, sipas The Sun, mundësinë e shpenzimit të gati 180 milionë eurove për merkaton.

Këto janë fjalët e para si trajner i Spurs të italianit:

“Jam i lumtur që i rikthehem stërvitjes dhe e bëj këtë në një klub që ka ambicie të jetë sërish protagonist. Mezi pres të filloj punën për të transmetuar pasionin, skuadrës dhe tifozëve, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë”.

Më pas trajneri shpjegon arsyen e ‘akordit të vonuar’: “Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte ende shumë i freskët dhe unë isha akoma shumë i përfshirë emocionalisht pas përfundimit të atij sezoni, kështu që ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu rikthyer stërvitjes.

Por entuziazmi ngjitës dhe vendosmëria e Daniel Levyt për të më besuar mua këtë detyrë tashmë kishte goditur në shenjë. Tani që mundësia u kthye, zgjodha ta shfrytëzoj me bindje”.

Në njoftimin zyrtar për shtyp janë edhe fjalët e CEO-s Paratici: “Jemi të kënaqur të mirëpresim Antonion në klub. Kurrikula e tij flet vetë, me përvojë të gjerë dhe trofe të fituar si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i njoh nga afër cilësitë që Antonio mund të na sjellë, pasi kam punuar me të te Juventus dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar të lojtarëve”.

 

 

Shpërndaje në: