Bonucci pas eleminimit të Juventusit sonte: Është e dhimbshme

Bonucci pas eleminimit të Juventusit sonte: Është e dhimbshme

Kapiteni i Juventusit në ndeshjen kundër Lyonit, Leonardo Bonucci, ka folur pas eliminimit të Bianconerëve nga Liga e Kampionëve.

“Ekziston zhgënjim, kjo është dukshme. E dinim se Lyoni do të qëndronte dhe do të na priste me 10 lojtarë prapa topit, duke u tërhequr në gjysmën e dytë. Krijuam shumë raste, por në futboll mund të krijosh raste duke mos e arritur objektivin”.

“Është e dhimbshme. Duhej të bënim më shumë në pjesën e parë në Francë, kur krijuam shumë pak dhe ia dhamë mundësinë Lyonit ta shënonte një gol. Këto përballje vendosen brenda 120 minutave”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia duke ua uruar kundërshtarëve kualifikimin e mëtutjeshëm.

Juventusi këtë sezon e humbi ndeshjen e Superkupës së Italisë, u eliminua nga Kupa e Italisë dhe tash në 1/8 e finales nga Liga e Kampionëve, ndërsa arriti ta fitonte titullin e Serie A.

Qendërmbrojtësi italian e ka bërë të qartë se Bianconerët deshën më shumë këtë edicion, por shtoi: “Bëmë gjithçka që mundëm”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Komandanti i KFOR-it pas vizitës në selinë e NATO-s: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht…

Musliu – Shoshi: Korrupsioni ka emër LVV – Hajnat në burg

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar pas publikimit…

Raporti i Freedoom, deputeti Lushtaku: Realitet i hidhur, Kurti e kishte plan ta kap shtetin

Beteja kundër korrupsionit vazhdon të mbetet sfidë e madhe në Kosovë. Në raportin e “Freedom…

Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka pritur sot delegacionin nga…

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim prej…

KSHZ e Maqedonisë së Veriut: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninën e Veriut ka marrë të…

Nesër takohen përsëri Bislimi e Petkoviqi për dinarin në Bruksel

Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe…

“Shpresoj të turpërohen në finale”, Sneijder i uron më të keqe Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Wesley Sneijder thotë se Antony duhet të jetë i “turpëruar” për veprimet e tij ndaj…