Bora bllokon tri familje në Zllashë të Prishtinës

Bora bllokon tri familje në Zllashë të Prishtinës

Tri familje kanë mbetur të bllokuara në fshatin Zllashë të Prishtinës, pasiqë bora që ka rënë nuk është larguar dhe ka pamundësuar qarkullimin atje.

Një person me inicialet S.K që banon në qytet, por udhëton zakonisht për në këtë fshat pasiqë ka një fermë të pulave është ankuar për problemin.

Ai tregoi për Klankosova.tv. se dje është dashur të kthehet në këmbë nga fshati sepse udhëtimi ndryshe ishte i pamundur.

“Janë rreth 10 shtëpi në fshat, në njërën nga to është një familje që jeton atje, kurse dy familje të tjera kanë shkuar vetëm për vikend dhe janë bllokuar. Unë kam kontaktuar me komunën dhe ata e kanë dërguar një kompani, nuk e di emrin e saj, e cila filloi punimet por ndaluan duke thënë se po e kanë të pamundur ta heqin borën përshkak të terrenit” , u shpreh ky qytetar.

Ai tregoi se mjetet e kompanisë kanë mbetur rrugës dhe se do të kontaktojë edhe me policinë për të gjetur një zgjidhje.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me policinë dhe është në pritje të detajeve rreth rastit.

 

Shpërndaje në: