Bora zbardh disa vende në Kosovë

Bora zbardh disa vende në Kosovë

Mëngjesin e së enjtes bora ka mbuluar disa vende të Kosovës

Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj e po ashtu edhe në Prevallë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.

Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë)

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Shpërndaje në: