Boris Johnson: Sa i trishtuar që po dorëzohem, por jam krenar!

Boris Johnson: Sa i trishtuar që po dorëzohem, por jam krenar!

Qeverisja e Boris Johnson ka përfunduar. Ai dha dorëheqjen si kryeministër pak më parë, pasi mbi 50 ministra e braktisën atë . 

Duke folur nga Downing Street, ai falënderoi miliona njerëz që votuan për të dhe tha se arsyeja pse ai kishte luftuar kaq gjatë për të qëndruar në pushtet ishte sepse “mendova se ishte puna ime, detyra ime dhe detyrimi im ndaj jush”.

“Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për besimin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. Dhe më lejoni t’i them tani, popullit të Ukrainës, se e di që ne në MB do të vazhdojmë të mbështesim luftën tuaj për liri për aq kohë sa të duhet.

“Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dhe atij lideri të ri, i them kudo që të jetë, them se do t’ju jap sa më shumë mbështetje. Dhe për ju, publiku britanik — e di se do të ketë shumë njerëz që do të jenë të lehtësuar dhe ndoshta shumë do të zhgënjehen. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë. Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë”.

“Të jesh kryeministër është një edukim më vete. Unë kam udhëtuar në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përveç bukurisë së botës sonë natyrore, gjej kaq shumë njerëz të zotëruar nga një origjinalitet kaq i pakufi britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja, saqë e di se edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë“, tha Boris Johnson në fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, megjithëse ai do drejtojë qeverinë deri në vjeshtë kur të zgjidhet pasardhësi i tij”.

“Shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkuan atij të  jepte dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, derisa 55 prej ministrave e lanë atë në baltë. Skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Downing Street e fundosi qeverisjen e tij”.

Kjo deklaratë i jep fund një përplasjeje të jashtëzakonshme midis Johnson dhe ministrave të kabinetit, përfshirë kancelarin e tij të ri, Nadhim Zahaëi, të cilët po i kërkonin atij të jepte dorëheqjen në mes të një revolte dhe zemërimi për aferën Chris Pincher dhe skandale të tjera, shkruan The Guardian.

Siç u raportua, Johnson pritet të vazhdojë postin e kryeministrin deri në vjeshtë.

 

Shpërndaje në: