Boris Johnson, Vladimir Putinit: Kujdes me Ukrainën, prekja e saj shkakton dhimbje, dhunë, përgjakje

Boris Johnson, Vladimir Putinit: Kujdes me Ukrainën, prekja e saj shkakton dhimbje, dhunë, përgjakje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, nëse ky i fundit pushton Ukrainën pas vendosjes së 100.000 trupave në kufirin e saj. Kryeministri britanik tha që cdo hap tutje ndaj pushtimit të Ukrainës do të ishtë “shkatërrimtar” dhe hap që do të silltë “dhimbje, dhunë dhe përgjakje”

Rusia ka vendosur më shumë se 100.000 trupa së bashku me tanke dhe lansues të raketave në kufirin e saj me ish-shtetin sovjetik.

Moska, që vazhdimisht ka mohuar akuzat se po synon pushtimin e Ukrainës, është këmbëngulëse që shanset e Kievit për të filluar konflikt ushtarak në Ukrainën lindore janë më të larta se asnjëherë më parë.

Britania e Madhe akuzon Rusinë që ka rritur kampanjën e dezinformatave dhe se po planifikon instalimin e një qeverie pro-ruse në Kiev.

Këto akuza Rusia i ka quajtur si “të pakuptimta”./Mirror/Periskopi

Shpërndaje në: