Borrell: BE e gatshme të përgjigjet me sanksione nëse Bjellorusia pranon kërkesën e Putinit për armët bërthamore

Borrell: BE e gatshme të përgjigjet me sanksione nëse Bjellorusia pranon kërkesën e Putinit për armët bërthamore

Bashkimi Evropain i ka kërkuar Bjellorusisë të mos pranojë armë bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën këtë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: “Pranimi i armëve bërthamore ruse nga Bjellorusia do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane”.

“Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, ka thënë më tej ai.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Dhjetë aeroplanë të aftë për të mbajtur armatimet – të cilat janë projektuar për t’u përdorur në fushën e betejës – thuhet se tashmë janë zhvendosur atje.

Më herët të dielën, NATO qortoi Moskën për retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme” pasi Putin bëri njoftimin për një masë të tillë.

Veç kësaj, edhe ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

Shpërndaje në: