Borrell: Do ofrojmë 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Borrell: Do ofrojmë 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Diplomati më i lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Europian do të miratojë një tjetër paketë me ndihma ushtarake,  me vlerë prej 500 milion eurosh për Ukrainën, sipas The Guardian.

Ai shprehu bindjen se në ditët e ardhshme mund të arrihet një marrëveshje për vendosjen e embargos të naftës ruse.

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi më shumë se 40 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën. Paketa përfshin 6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, si dhe 8.7 miliardë dollarë për të paguar për rimbushjen e stoqeve ushtarake amerikane të dërguara tashmë në Ukrainë.

Shpërndaje në: