Borrell flet pas 5 orësh: Ky s’ishte takim normal, Kurti dhe Vuçiq diskutuan për marrëveshje gjithpërfshirëse

Borrell flet pas 5 orësh: Ky s’ishte takim normal, Kurti dhe Vuçiq diskutuan për marrëveshje gjithpërfshirëse

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialog, pas pesë orësh diskutime në Bruksel ka dalë në konferencë për media dhe Periskopi transkripton deklaratën e tij më poshtë (për ta plotësuar kohë pas kohe):

Më lejoni të them që takimi i sotëm nuk ishte ndonjë takim normal, apo i rregullt, së bashku me Lajcakun, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime negative në terren dhe me rritje të tensioneve në veri.

Mund të them se ky takim kishte të bënte me përgjigjshmërinë e dy liderëve, në kërkim të zgjidhjes drejt paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.

Dhe kjo ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike, e shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas invadimit tonë në Ukrainë, ballafaqohemi me një moment të rrezikshëm dhe ky nuk është momenti për rritje tensionesh.

Është koha për të zgjidhur probleme afatgjate.

Iu kam thënë të dy liderëve që ky ishte takim në një mënyrë të menaxhimit të krizave, pra takim për menaxhim krizash jo takim i rregullt dhe qëllimi ishte të qetësohet situata në terren.

Poashtu jemi fokusuar në rrugën e një normalizimi gjithpërfshirësh.

Dy liderët patën mundësinë të diskutonin për një marrëveshje gjithpërfshirëse.

Besoj që Kurti dhe Vuciq e kanë kuptuar që s’ka ndonjë alternativë përveç dialogut. /Periskopi

Shpërndaje në: