Borrell kthehet tek çështja e moslejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë: Kundër vlerave të Evropës

Borrell kthehet tek çështja e moslejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë: Kundër vlerave të Evropës

Bashkimi Europian beson se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e saj është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave europiane dhe parimit të mbrojtjes së të drejtave demokratike të qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe komunitetet joshumicë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, theksoi se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk ishte dakorduar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por përkujtoi se deri më tani ekzistonte një praktikë që mundësonte votimin në Kosovë, me mbështetjen e OSBE-së dhe BE-së.

Borrell tha se ky ka qenë opsioni më i realizueshëm për zgjedhjet e 3 prillit 2022, duke thënë se BE-ja mbështeti në mënyrë aktive “përpjekjet e bashkërenduara të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte votuesve me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi më 3 prill dhe shpreh keqardhje që nuk është arritur asnjë konsensus”, shkruan mediumi serb N1, transmeton Gazeta Express.

 

Shpërndaje në: