Borrell për dialogun: Në fund të qershorit mund të kemi takim Kurti-Vuçiq

Borrell për dialogun: Në fund të qershorit mund të kemi takim Kurti-Vuçiq

Shefi i diplomacisë evropiane, Josip Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm me arritjen e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Ai, në një konferencë për media para fillimit të samitit të sotëm në Bruksel, ka deklaruar se deri në fund të muajit qershor ka gjasa që të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kam dëgjuar një lajm të mirë, ne kemi arritur një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për ta vënë në praktikë anën energjetike të problemit, që është një hap i rëndësishëm për të shkuar para. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialog, ndoshta deri në fund të muajit do të mund të kemi një takim të nivelit të lartë në një hap tjetër”,ka thënë Borrell.

Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të punojë që popullin e Ballkanit Perëndimor ta integrojë sa më shpejtë që është e mundur, ” Ne nuk jemi ku duhet të jemi me Ballkanin Perëndimor”, ka potencuar ai.

Shpërndaje në: