Borrell për takimin e radhës Kurti – Vuçiq: Aty do të ketë një marrëveshje, ose s’po bëjmë takim hiç

Borrell për takimin e radhës Kurti – Vuçiq: Aty do të ketë një marrëveshje, ose s’po bëjmë takim hiç

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se në takimin e radhës midis Kurtit dhe Vuçoqit, të dyja palët ‘duhet të arrijnë një marrëveshje’.

Këto komente, Borrell i bëri duke u përgjigjur në pyetjen se a do të ketë takim të nivelit të lartë në muajin dhjetor të këtij viti, ashtu sic është paralajmëruar.

“Ne gjithmonë organizojmë takime të nivelit të lartë në dialog. Nuk e kemi thirrur ende takimin e radhës. E kemi bërë të qartë se kushti për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për marrëveshje dhe rezultate konkrete. Do të ndiheshim të parëndësishëm nëse bëjmë sërish një takim dhe të mos kemi një siguri se aty do të takohemi për të mos arritur asgjë Por viti ende nuk ka mbaruar dhe do të provojmë të kemi një takim të tillë, për të arritur dicka të mirë”, deklaroi Borrell, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: