Borrell: Sot nuk ka marrëveshje, por nuk lejojmë tensione në Veriun e Kosovës

Borrell: Sot nuk ka marrëveshje, por nuk lejojmë tensione në Veriun e Kosovës

(E PLOTESUAR) “Ua bëra të qartë të dy liderëve, se anëtarësimi në BE duhet avancuar. Ua bëmë me dijë se tensionet nuk janë zgjidhje. Sot nuk pati përparim për një marrëveshje, por nuk dorëzohemi.

Rezultati më i rëndësishëm që mund ta raportoj është se do të vazhdojmë tutje në këtë process politik, për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët”, tha ai.

 **** 

Më lejoni të them që takimi i sotëm nuk ishte ndonjë takim normal, apo i rregullt, së bashku me Lajcakun, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime negative në terren dhe me rritje të tensioneve në veri.

Mund të them se ky takim kishte të bënte me përgjigjshmërinë e dy liderëve, në kërkim të zgjidhjes drejt paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.

Dhe kjo ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike, e shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas invadimit tonë në Ukrainë, ballafaqohemi me një moment të rrezikshëm dhe ky nuk është momenti për rritje tensionesh.

Është koha për të zgjidhur probleme afatgjate.

Iu kam thënë të dy liderëve që ky ishte takim në një mënyrë të menaxhimit të krizave, pra takim për menaxhim krizash jo takim i rregullt dhe qëllimi ishte të qetësohet situata në terren.

Poashtu jemi fokusuar në rrugën e një normalizimi gjithpërfshirësh.

Dy liderët patën mundësinë të diskutonin për një marrëveshje gjithpërfshirëse.

Besoj që Kurti dhe Vuciq e kanë kuptuar që s’ka ndonjë alternativë përveç dialogut. /Periskopi

Shpërndaje në: