Borrelli nga Washingtoni flet me Kurtin dhe Vuçiqin: I fton për negociata në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq lidhur me aksionin në veri, e për të cilin i ka ftuar në Bruksel për dialog.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në ShBA ka biseduar me Kurtin dhe Vucicin dhe të njëjtit i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar.

“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektivat e njëjta.  Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai tha poashtu se Borell dhe Blinken janë pajtuar se duhet të ketë deeskalim të situatës në veri.

“Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet deeskalim i situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.